Dy gjigantët italian në garë për futbollistin e Bayernit

Mbrojtësi gjerman ka nxitur interesimin e shumë skuadrave evropiane.

Sport

08/10/2021 09:07

Niklas Sule është duke zhvilluar paraqitje shumë të mira te Bayerni këtë edicion, transmeton lajmi.net.

Kjo ka bërë që shumë klube evropiane të duan ta kenë në ekip atë nga edicioni i ardhshëm.

Sipas ‘Calcio Mercato’, dy gjigantët italian Juventus dhe Inter janë tejet të interesuar për transferimin e Sule.

Futbollisti gjerman ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2022, dhe ende nuk ka vendosur ta rinovojë marrëveshjen me klubin.

Ekipet nga Serie A janë të ‘etura’ ta marrin atë falas vitin e ardhshëm, dhe pritet të jetë një garë e fortë mes tyre për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit.

Në anën tjetër ‘Bavarezët’ synojnë t’ia vazhdojnë kontratën futbollistit të tyre pasi nuk duan ta humbin me parametra zero. /Lajmi.net/