Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur të mërkurën në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier. Gjatë takimit, Konjufca vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët…

Lajme

08/07/2026 18:06

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur të mërkurën në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier.

Gjatë takimit, Konjufca vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët dhe në kuadër të perspektivës evropiane të vendit.

Ai gjithashtu e falënderoi ambasadorin Cuvelier për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit diplomatik në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Në fund të takimit, Konjufca i uroi ambasadorit Cuvelier suksese në angazhimet e tij të ardhshme.