Origi i vetë ofrohet Barcelonës
Edhe pse ende nuk ka nisur afati kalimtar, shumë lojtarë janë duke shikuar për ndryshime ngase janë të pakënaqur te klubet momentale.
Sport
Një ndër ta është sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi që sipas Esport2, është ‘lodhur’ duke qenë zëvendësues dhe dëshiron kalimin te Barcelona, transmeton lajmi.net.
Sipas tyre, belgu i është vetë ofruar gjigantit spanjoll, që është duke ‘vuajtur’ për të shënuar gola.
Origi zhvilloi vetëm 157 minuta këtë sezon, duke shënuar një gol.
Agjenti i sulmuesit është duke punuar që ta bëjë me skuadër të re që nga janari dhe Barcleona e njeh mirë, ngase ky i fundit iu shënoi dy gola në përmbysjen e ‘çmendur’ 4 – 0 në “Anfield”.
Belgu ka kontratë deri në vitin 2022 dhe nëse nuk rinovon, do largohet falas. Pra, ekziston mundësia që të arrijë lirë në këtë afat dimëror.
Ende nuk dihet nëse Barcelona e do Origin, ngase deri më tani ka tre qendërsulmues në skuadër, pra Sergio Aguero, Martin Braithwaite dhe Luuk de Jong./Lajmi.net/