Barcelona favorite para Arsenalit në nënshkrimin me Sterling

Barcelona e ka identifikuar sulmuesin Raheem Sterling si 'shënjestra' që e duan këtë afat dimëror.

Sport

06/10/2021 10:42

Sterling ka kaluar gjashtë vite në “Etihad” duke shënuar 115 gola në 302 paraqitje dhe iu ndihmuar të fitojnë tre tituj të Premierligës, katër EFL dhe një FA Cup, përcjellë lajmi.net.

26-vjeçari shkëlqeu me Anglinë, por tani ka nisur të humbas pozitën e titullarit duke qëndruar si zëvendësues i Riyad Mahrez, Phil Foden dhe Jack Grealish.

Barcelona shpreson të marr avantazhin nga kjo situatë e Sterling dhe ta huazojë në janar, kështu se paku raporton Daily Mirror.

Gjiganti spanjoll ka probleme në anën financiare, por paga e Sterling nuk është problem pas largimeve të Lionel Messit dhe Antoine Griezmann.

Arsenal gjithashtu është i interesuar për ta huazuar Sterlingun, por katalunasit janë momentalisht duke prirë në garë.

Ndërkohë, Sterling është i hapur për kalimin në “Camp Nou”, ngase nuk preferon të luajë për një skuadër që nuk garon në Evropë./Lajmi.net/