Juventusi fiton derbin e qytetit ndaj Torinos
Juventusi ka fituar derbin lokal ndaj Torinos, në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e shtatë në Serie A.
Sport
Pjesa e parë u mbyll pa gola, gjersa e dyta solli golin vendimtar që i dha epilogun final 1-0.
Manuel Locatelli është heroi i Juventusit për këtë ndeshje, pasi me golin e tij vendimtar të shënuar në minutën e 86-të, ka arritur t’i sigurojë tre pikë të vlefshme ekipit të tij.
Juventusi tani regjistron fitoren e tretë radhazi në Serie A, duke u ngritur në pozitën e 8-të, me 11 pikë të mbledhura.
Në të gjitha garat kjo është fitorja e katërt radhazi e ‘biankonerëve’, duke llogaritur triumfin e fundit në Ligën e Kampionëve ndaj Chelseas. /Lajmi.net
Chiesa assist locatelli goal what a goal ??pic.twitter.com/Or2yWyiiBk
— Stop That Chiesa (@StopChiesa) October 2, 2021