Lëndohet Kosovare Asllani, nuk rikthehet para nëntorit

Futbollistja me orgjinë nga Kosova, Kosovare Asllani që është pjesë e Real Madridit, ka pësuar lëndim.

Sport

29/09/2021 08:08

Asllani që përfaqëson Suedinë në garat ndërkombëtare është lënduar në gju gjatë vikendit, transmeton lajmi.net.

Ajo përmes një postimi ka bërë të ditur se ka lënduar ligamentet e gjurit dhe nuk kthehet para nëntorit.

“Jam fatkeqësisht jashtë deri në nëntor shkaku i ligamentit të gjurit që mora nga një goditje e rrezikshme këtë vikend. Jam e motivuar të rikthehem shpejtë”, shkroi ajo.

Ndërkohë, Asllani edicionin e kaluar u zgjodh si futbollistja më e mirë e gjigantit spanjoll./Lajmi.net/