“Çfarë po bën ambasadori rus me ministrin serb në kufirin Kosovë – Serbi?”

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq dhe ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, kanë vizituar ushtarët serbë në afërsi të pikëkalimit kuftar në Jarinjë.

Lajme

26/09/2021 20:43

”Çfarë po bën ambasadori rus në Beograd duke patrulluar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë”.

”Pse është atje me ministrin serb të Mbrojtjes?”, pyet Çitaku në twitter.

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, i shoqëruar nga shefi i shtabit të oërgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq dhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, vizituan njësitë serbe në Rashkë, në afërsi të kufirin në Jarinjë.

Në mëngjesin e sotëm janë parë sërish dy avionë nga Serbia duke fluturuar në afërsi të kufirit me Kosovë.

Pavarësisht kësaj, gjithçka është qetë dhe nën mbikëqyrje të Policisë së Kosovës.