“Marrëveshja ishte arritur”, Fonseca zbulon arsyen pse nuk u bë trajner i Tottenhamit
Trajneri Paulo Fonseca ka folur për arsyen pse në fund nuk u bë trajner i Tottenhamit, pavarësisht që marrëveshja e plotë ishte arritur.
Sport
Klubi londinez punësoi Nuno Espirito Santo për të zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinho, me këtë të fundit janë duke dështuar Harry Kane dhe Heung-min Son.
Duke folur për Telegraph, Fonseca tha se drejtori i Spurs, Fabio Paratici ishte arsyeja pse dështoi marrëveshja, ngase ky i fundit donte trajner defensivë.
“Marrëveshja ishte arritur. Ne planifikuam parasezonin dhe Tottenham kërkonte trajner ofensivë. Nuk ishte njoftuar, por ne planifikuam parasezonin me disa lojtarë”.
“Por, kjo ndryshoi kur erdhi drejtori i ri dhe nuk arritëm në disa ide dhe kështu ai preferoi tjetër trajner”.
“Unë kam disa principe. Dua të jem trajner i skuadrave të mira, por me projekt të duhur dhe në klub ku njerëzit pëlqejnë idetë e mia, mënyrën time dhe jo nuk ndodhi me drejtorin”.
“Ishte çfarë shefi dhe drejtori sportiv (Steve Hichen) kërkoi. Të ndërtohet skuadra që të luajnë në mënyrë atraktive dhe futboll ofensivë dhe isha gati. Nuk mund të bëhej në mënyrë tjetër. Në Romë ose Shakhtar në Ligën e Kampionëve ndaj klubeve të mëdha, nuk i dërgoj mbrojtjet të mbrohem afër zonës”, deklaroi ai.
Momentalisht, Tottenham renditët në pozitën e shtatë me nëntë pikë, katër më pak se lideri Chelsea./Lajmi.net/