Lewandowski fiton “Këpucën e Artë” për vitin 2021
Sulmuesi i Bayern Munich sot ka marrë çmimin si golashënuesi më i mirë.
Sport
Lewandowski arriti të fitojë “Këpucën e Artë” falë 41 golave të shënuar të edicionin 2020/21 në Bundesliga, shkruan lajmi.net.
Futbollisti ishte fantastik pasi arriti të shënojë këto gola në vetëm 29 ndeshje të luajtura, dhe poashtu kishte 7 asistime.
Edicionin e kaluar Lewa kishte mesatare prej 1.65 golave/asistimeve për ndeshje, një shifër shumë e lartë kjo duke lënë prapa yjet e tjerë të futbollit evropian.
Ai sot pranoi “Këpucën e Artë” në një ceremoni si golashënuesi më i mire i sezonit që lamë pas.
Polaku është duke shkëlqyer edhe në këtë sezon, aktualisht ka shtatë gola të shënuar pas pesë xhirove të para në Bundesligë. /Lajmi.net/
Congratulations, @lewy_official! ??#MiaSanMia #FCBayern pic.twitter.com/xBXALtnWBV
— FC Bayern English (@FCBayernEN) September 21, 2021