Grezda lumturohet me formën e Dakut: Bravo, djali im i dashur
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda ka dërguar mesazh për sulmuesin e Kosovës, Mirlind Daku.

Sport
Daku ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme, ku hyri si inkuadrues duke shënuar dy herë për t’i sjellë fitoren Osijekut, shkruan lajmi.net.
Kësaj i është gëzuar edhe ish bashkëlojtari, Eros Grezda dhe këtë e bëri të ditur përmes një story në rrjetin social, Facebook.
Grezda publikoi golin e Dakut me kokë dhe shkroi: Bravo, djali jem i dashur.
Ndërkohë, dyshja kanë ndërtuar miqësi të mirë për disa muaj sa ishin bashkë te klubi kroat./Lajmi.net/