Vitija bën heroin, Malisheva mposht edhe Feronikelin
Malisheva duket si 'arrë' e fortë këtë edicion në Superligën e Kosovës.
Sport
Skuadra e drejtuar nga trajneri Arsim Thaqi ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj ish kampionit të Kosovës, Feronikelit, shkruan lajmi.net.
Vendasit ia dolën të fitojnë me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.
Golin e vetëm në takim e realizoi ylli i Malishevës, Vitija (62′).
Pas kësaj fitore, Malisheva zë pozitën e dytë në tabelë me 10 pikë, derisa Feronikeli bie në të gjashtën me gjashtë sosh./Lajmi.net/