Barcelona është ende e interesuar për Romeron
Gjiganti spanjoll ka shprehur interesim për Romeron.
Sport
Romero gjatë tërë verës ishte lidhur me një transferim të mundshëm në Spanjë te Barcelona, transmeton lajmi.net.
Megjithatë marrëveshja mes palëve nuk u arrit shkaku i problemeve financiare të ‘Blaugranëve’, në këtë mënyrë futbollisti kaloi te Tottenhami.
Sipas ‘Fichajes’, gjiganti spanjoll nuk ka hequr ende dorë nga transferimi i Romeros.
Thuhet se gjiganti spanjoll edicionin e ardhshëm do të bëjë shumë transferimine, e në mesin e objektivave të tyre është edhe argjentinasi.
23-vjeçari, gjatë verës ka nënshkruarë kontratë pesë-vjeçare me Spurs të vlefshme deri në qershor të vitit 2026. /Lajmi.net/