Real Madrid rivalizon klubet angleze për talentin e Anglisë
Real Madrid është ndër klubet e interesuara për të transferuar talentin e Anglisë dhe Fulhamit, Fabio Carvalho.
Sport
19-vjeçari ka impresionuar në “Craven Cottage” dhe duket se është i hapur për një transferim të ndonjë klub i madh, transmeton lajmi.net.
Real Madrid e vëzhgojnë Carvalho, se bashku me 10 klube të tjera nga Premierliga, kështu raporton Daily Mail.
Fulham me shumë gjasa do dëshirojë ta mbajë talentin sa më shumë të munden, ngase synojnë të rikthehen në Premierligë.
Real Madrid është duke u përgatitur për epokën e re të ‘Galaktikëve’, andaj Carvalho shihet si ndër yjet e së ardhmes./Lajmi.net/