Camavinga: Nuk mendova për asgjë kur Reali me telefonoi

Mesfushori Eduardo Camavinga ka folur pas prezantimit si futbollist i Real Madrid.

Sport

08/09/2021 14:30

Reali e bleu talentin francez në ditën e fundit të afatit veror, derisa sot (e enjte) u bë prezantimi, transmeton lajmi.net.

Camavinga që u kërkuar nga PSG dhe Manchester United, tha se nuk ka menduar për askënd kur klubi spanjoll e ka telefonuar.

“Përshëndetje të gjithëve, jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu dhe të mbrojë fanellën. Nëse dikush para disa viteve më thoshte se do isha këtu, nuk do ta besoja”

“Jam duke shikuar përpara të luajë në Bernabeu me tifozët, është ëndërr”.

“Nuk më interesonin paratë nga klubet e tjera, u interesova për të realizuar ëndrrën. Nuk mendova për asgjë kur Madridi me telefonoi”.

“Konkurrenca më motivon, dua të mësoj nga të gjithë. Jam i gatshëm për këtë të shtunë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Camavinga ndoshta do debutojë në vikend kundër Celta Vigos./Lajmi.net/