Elton John dhe Dua Lipa arrijnë në vendin e parë me “Cold Heart”
Pasi kaluan tre javë në tabelë, Sir Elton John dhe Dua Lipa ngjiten në pozitën numër 1 me remixin elektronik ‘Cold Heart’.

ShowBiz
Dua Lipa dhe Elton John po pëlqehen mjaft shumë me këngën e re “Cold Heart”, shkruan lajmi.net.
Duke folur me prezantuesin zyrtar të Big Top 40, Will Manning, Sir Elton John tha, “Epo në moshën time, të kesh një këngë numër një është një surprizë e jashtëzakonshme dhe për mua, një arritje.
“Pra, është qesharake. Dua të them se kjo është një ëndërr e realizuar”.
Ai më vonë vazhdoi të falënderojë Dua Lipa dhe treshen australiane të prodhuesve elektronikë PNAU për sjelljen e një “elementi më të ri”.
@BigTop40 NUMBER 1!! Thank you for streaming and listening to #ColdHeart
Even after all this time making music and putting it out there, a number 1 still means so much and I couldn’t be prouder of the song, @DUALIPA and @pnau for what we’ve produced. pic.twitter.com/KEwEsZBblE
— Elton John (@eltonofficial) September 5, 2021
Sir Elton John tregoi me se ai kishte telefonuar artistin numër 1 të javës së kaluar Ed Sheeran për t’i bërë të ditur lajmet./Lajmi.net/