Haradinaj i drejtohet Kurtit: Shetit është mbi ty – e ka problem Republikën e 17 shkurtit, po synon ta shpërbëjë

Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet politike në vend, duke kritikuar Qeverinë dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Haradinaj ka akuzuar Kurtin dhe pushtetin për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe ligjeve, si dhe për, siç është shprehur ai, “politika meskine”, “mashtrime publike” dhe…

Lajme

11/09/2026 17:08

Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet politike në vend, duke kritikuar Qeverinë dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Haradinaj ka akuzuar Kurtin dhe pushtetin për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe ligjeve, si dhe për, siç është shprehur ai, “politika meskine”, “mashtrime publike” dhe shantazhe ndaj demokracisë parlamentare dhe opozitës.

“Shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës dhe ligjeve, politikat meskine e mashtrimet publike dhe, së fundmi, edhe shantazhet ndaj rregullave të demokracisë parlamentare dhe opozitës, janë dëshmi e mjaftueshme për ta kuptuar se çka po synon ky grup njerëzish të arrijë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka deklaruar se Kurti “e ka problem të madh Republikën e 17 shkurtit 2008”, duke e akuzuar se po e sulmon dhe synon ta shpërbëjë atë.

“Republika e Kosovës nuk është laborator eksperimental i kuzhinave të kuqe, as për ikjen e fshehjen tënde nga Marrëveshja e Ohrit dhe e Brukselit”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund, Haradinaj i është drejtuar drejtpërdrejt Kurtit, duke thënë se Republika është mbi secilin prej tyre.

“Albin, Republika është mbi ty e secilin prej nesh. Mjaft me politika meskine që e dëmtojnë shtetin. Mos e sjell Kosovën në të panjohura se të gjithë njihemi mes vete”, ka përfunduar ai./Lajmi.net/