Sot pritet të arrijnë edhe 53 mijë doza të vaksinës ‘Pfizer’

Derisa numri i rasteve aktive me COVID-19 është mjaftë i lartë dhe rreziku vazhdon të jetë prezent sonte pritet që të arrijnë edhe mijëra vaksina antiCOVID të llojit ‘Pfizer’.

Lajme

06/09/2021 12:47

Derisa numri i rasteve aktive me COVID-19 është mjaftë i lartë dhe rreziku vazhdon të jetë prezent sonte pritet që të arrijnë edhe mijëra vaksina antiCOVID të llojit ‘Pfizer’.

Burime të lajmi.net në Ministrinë e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se përpos donacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot pritet që të arrijnë edhe 53 mijë doza të vaksinës ‘Pfizer’ si pjesë e kontratës së kësaj kompanie me Ministrinë e Shëndetësisë.

Kosova deri më tani ka administruar gjithsej 922 mijë e 623 doza të vaksinës antiCOVID.

Ditë më parë ministri Arben Vitia në një konferencë për media bëri të ditur se për shkak të skadimit të afatit janë hequr nga përdorimi mbi 133 mijë vaksina antiCOVID të llojit Astrazeneca.

Në 24 orëshin e fundit janë vaksinuar 19 mijë e 526 persona, kurse janë regjistruar edhe 890 raste pozitive.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve dhe vdekjeve në gjithë vendin, ditë më parë Qeveria e Kosovës mori vendim për rikthimin e masave antiCOVID.

Kësisoj qytetarëve u kërkohet që vazhdimisht të bartin maskën, të mbajnë distancë dhe u ndalohet qarkullimi pas orës 22:00 deri në ora 05:00.

Gjithashtu gastronomia lejohet të funksionojë vetëm në ambientin e jashtëm, duke respektuar distancën në mes të tavolinave./Lajmi.net/