Bale flet për rikthimin te Reali dhe spekulimet për pensionim

Sulmuesi Gareth Bale thotë se është në vend më të mirë duke marrë parasysh rikthimin te Real Madrid.

Sport

05/09/2021 17:20

Uellsiani kaloi një vit huazim te Tottenham, pastaj u rikthye te Reali, ku është titullar nën urdhrat e Carlo Ancelottit, transmeton lajmi.net.

Bale thotë se është në formë më të mirë në krahasim se si ishte.

“Gjithmonë kam pasur lidhje të mirë me Ancelottin, por është e njëjta që harron dhe jep gjithçka për skuadrën”.

“Kam pasur parasezon të mirë dhe nisje të mirë të sezonit. Kjo është arsyeja kryesore pse shkova te Tottenham, ngase e dija që do ishte mirë. Ishte pushim që më duhej dhe kalova mirë”.

“Më riktheu në vend të lumtur dhe mendoj që kam dëshmuar se kur luaj për Uellsin në Euro 2020 dhe kur u riktheva të Madrid këtë sezon”.

Ndërkohë, Bale ka thyer heshtjen duke treguar edhe për spekulimet e shumta që u bën që do pensionohej.

“Për mua ishte më mirë të mos flisja asgjë dhe të koncentrohesha në punën time”.

“Asnjëherë nuk planifikova të pensionohem. Doja të koncentrohesha në Evropian dhe nuk doja të shpjegohesha. Nuk mendoj se duhej”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Bale realizoi het-trikun e parë në gara zyrtare për Uellsin në fitoren ndaj Bjellorusisë (2-3)./Lajmi.net/