U largua nga AAK-ja, por Xhafer Gashi nuk i vë vijë të kuqe për kualicion të mundshëm për Obiliqin
Dha kontribut për vite në AAK e fitoi dy palë zgjedhje në Obiliq me këtë parti. Por, Xhafer Gashi dha dorëheqjet nga ky subjekt politik e tash garës për të parin e Obiliqit i ka hyr me një iniciativë qytetare.

Lajme
Gashi, në një intervistë për lajmi.net ka thënë se është i bindur që do të udhëheqë me Obiliqin edhe për një mandat dhe se votuesit që i kishte sa ishte pjesë e AAK-së do t’i qëndrojnë besnik.
Por, në rast se do t’i duhet një koalicion me ndonjë subjekt politik, Gashi nuk i vë vija të kuqe as AAK-së.
“Nuk kemi menduar ende në këtë drejtim, por të gjitha sondazhet nga të gjitha subjektet politike dhe organizatat që janë bërë deri tani për Obiliqin, neve na nxjerrin fitues pa balotazh. Një gjë e tillë nuk besoj që do të ndodhë, por mbi të gjitha janë strukturat ato që do të vendosin nëse do të ndodhë një gjë e tillë dhe ne nuk kemi vija të kuqe për askënd”, ka thënë ai./Lajmi.net/
