ZYRTARE: Real Madrid zyrtarizon Eduardo Camavingan

Real Madrid ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të Rennes, Eduardo Camavinga.

Sport

31/08/2021 18:36

Që nga vera, Manchester United dhe PSG ishin në garë për talentin francez, por Real në momentet e fundit arriti ta kompletoi transferimin para dy klubeve, transmeton lajmi.net.

“Real Madrid dhe Rennes kanë arritur marrëveshje transferimi për lojtarin Eduardo Camavinga, që do mbetet i lidhur në klub për gjashtë sezone, deri më 30 qershor 2027”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, për Realin ky afat veror mbyllet me kaq, ngase nuk gjetën gjuhën e përbashkët me PSG për Kylian Mbappe./Lajmi.net/