Pochettino për Mbappe: Një përqafim të madh për El Chiringuiton

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka 'thumbuar' televizionin spanjoll, “El Chiringuito” kur është pyetur për të ardhmen e Kylian Mbappes.

Sport

31/08/2021 16:16

Francezi mesa duket do qëndrojë në “Parkun e Princave”, pasi ka edhe 10 muaj kontratë dhe PSG refuzoi ta shesë për 200 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Ishte televizioni “El Chiringuito” me drejtuesin Josep Pedrerol se qysh nga muaji maj raportonin që Mbappe në gusht i bashkohet Realit, gjë që mesa duket nuk do ndodh.

“Një përqafim të madh për El Chiringuiton dhe Josep Pedrerol”, ishte përgjigja e tij.

Ndërkohë, Real Madrid siguroi shërbimet e mesfushorit Eduardo Camavinga që do bëhet zyrtare së shpejti./Lajmi.net.