Katër raste të dhunës ndaj grave gjatë ditës së djeshme
Dhuna në familje ndaj grave po raportohet çdo ditë e më shumë në policinë e Kosovës.
Lajme
Gratë në Kosovë nuk po heshtin, ato po i denoncojnë burrat e dhunshëm në polici.
Disa raste janë denoncuar gjatë ditës së djeshme, shkruan lajmi.net.
Në Drenas, është arrestuar një burrë pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së ti. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raportohet se edhe në Prishtinë, ankuesja femër kosovare ka njoftuar se në vazhdimësi është duke u keqtrajtuar psiqikisht si dhe kanosur nga bashkëshorti. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Në Ranillug, po gjatë ditës se djeshme është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe ndaj familjarëve të tij. Viktima nuk kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, në Shtime, të dielën rreth orës 14:20 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/