Përfundim dramatik në pjesën e parë, Liverpool barazon shifrat ndaj Chelseas
Është mbyllur pjesa e parë e zhvilluar mes Liverpool dhe Chelseat, me një përfundim dramatik në Anfield.
Sport
Golin hapës e shënoi Kai Havertz i cili realizoi pas një goditje të bukur me kokë, pas një asisti nga korneri nga Reece James në minutën e 22-të.
Kur po mendohej se Chelsea po mbyllte pjesën e parë në epërsi, ndodhi e papritura në Anfield.
Pas një tollovie në zonën e portierit të Chelseas në fund të pjesës së parë, Sadio Mane goditi në drejtim të portës e cila u bllokua nga Reece James. Pas rishikimit nga VAR, referi akordoi penallti për “Të Kuqtë” pasi goditja e bllokuar nga James doli të ishte e prekur me dorë, kësisoj anglezi mori edhe kartonin e kuq duke u përjashtuar nga ndeshja.
Në penallti ishte i saktë Mohamed Salah i cili barazoi shifrat në 1-1, duke mbyllur kështu pjesën e parë me rezultat të barabartë.
Skuadra e Jurgen Klopp tani do të ketë një avantazh më të madh në pjesën e dytë, pasi do të jetë me një futbollist më tepër në fushë. /Lajmi.net
Për të parë golin e Havertz: VIDEO
Për të parë golin e Salah: VIDEO