Havertz zhbllokon sfidën, Chelsea në epërsi (VIDEO)
Chelsea ka kaluar në avantazh ndaj Liverpool në ndeshjen që është duke u zhvilluar në Anfield, shkruan lajmi.net.
Sport
Golin për blutë e ka realizuar Kai Havertz nga korneri, pas një krosimi nga Reece James në minutën e 22-të.
Duhet theksuar se kishte dyshime nëse ishte korner apo jo, pasi nuk ishte e qartë nëse e kishte prekur topin Trent Alexander-Arnold.