Romano: Reali ka ofruar 180 milionë euro, Mbappe ka biseduar me bashkëlojtarët

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë detajet e fundit mbi të ardhmen e yllit të PSG-së, Kylian Mbappe.

Sport

26/08/2021 19:41

Gazetari italian ka konfirmuar lajmin e para disa minutave, që Real Madrid ka ofruar 180 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Romano raporton se më shumë gjasa kjo do jetë oferta e fundit drejtuar PSG-së, në rast që refuzojnë, atëherë do presin deri verën tjetër.

Mbappe dëshiron vetëm Real Madridin dhe tashmë bashkëlojtarët e francezit e dinë këtë dëshirë.

Dy presidentët e klubeve pritet të negociojnë së shpejti për të parë nëse do e mbyllin marrëveshjen brenda javës./Lajmi.net/