Real Madrid nuk dorëzohet, përgatit ofertë të re për Mbappen

Gjiganti spanjoll nuk e ka ndërmend të dorëzohet për Mbappen.

Sport

25/08/2021 18:15

Real Madrid e ka bërë si objektiv kryesor transferimin e Kylian Mbappes në këto gjashtë ditët e fundit të merkatos verore, transmeton lajmi.net.

Oferta e parë prej 160 milionë euro në drejtim të PSG-së për futbollistin u refuzua.

Sipas gazetës ‘Marca’, ‘Mbretërit’ po përgatisin një ofertë tjetër më të madhe në orët e ardhshme për sulmuesin.

“Los Blancos”, e dëshirojnë me çdo kusht yllin francez, në anën tjetër ‘Parisienët’ thuhet se mund ta shesin vetëm për një ofertë rreth 210 milionë euro.

E ardhmja e 22-vjeçarit do të përcaktohet brenda një jave. /Lajmi.net/