PSG gjen pasuesin e Mbappe, fokusohet te Haaland dhe merret vesh me Riolan

PSG ka gjetur pasuesin e Kylian Mbappe, në rast që ky i fundit kalon te Real Madrid.

Sport

25/08/2021 12:57

Mediat raportojnë se PSG mund ta shesë këtë javë francezin, në rast që Real Madrid ofron 200 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Bisedimet mes dy klubeve janë duke vazhduar, por nuk dihet nëse do arrihet marrëveshja për këtë afat veror.

Sidoqoftë, sipas Le10Sport, nëse Mbappe largohet, PSG do provojë transferimin e sulmuesit së Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

PSG ka gjetur edhe gjuhën e përbashkët me agjentin Mino Raiola, ngase do paguajë klauzolën e lirimit me vlerë 75 milionë euro dhe do jep komision të madh për agjentin.

Një marrëveshje e tillë ekziston të realizohet, pavarësisht që edhe klubet e tjera të mëdha e duan Haalandin.

Mirëpo, Robert Lewandowski gjithashtu mbetet në ‘radarin’ e PSG dhe në rast që nuk e transferojnë polakun këtë verë, do fokusohen plotësisht te Haaland./Lajmi.net/