Khabib: Nëse Ronaldo kalon në Angli, do ishte interesante
Sulmuesi Cristiano Ronaldo është drejt largimit nga Juventus dhe me PSG-në që nuk ka interesim, mund të kalojë në Angli.
Sport
Pas tre viteve në Torino, CR7 nuk mendon se mund ta fitojë Ligën e Kampionëve me Juventus, andaj dëshiron kalimin te ndonjë gjigant tjetër, transmeton lajmi.net.
Ish kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, ka thënë se dëshiron ta sheh mikun e tij në Angli.
“Në mendimin tim, do ishte më mirë nëse Cristiano do ndryshonte skuadër”.
“Pa i ofenduar tifozët e Juventusit. PSG? Jo, ata kanë plotë yje. Nëse kalon në Angli në fund të karrierës, do ishte interesante”, deklaroi ai.
Ndërkohë, deri më tani asnjë skuadër nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare shkaku i pagës së lartë, ngase portugezi fiton hiq më pak se 30 milionë euro për sezon./Lajmi.net/