ZYRTARE: Valverde rinovon kontratën me Real Madridin

Federico Valverde do të mbetet në Real Madrid.

Sport

24/08/2021 14:36

Real Madridi ka arritur marrëveshje me Valverden për zgjatjen e kontratës, transmeton lajmi.net.

Futbollisti kishte kontratë deri në vitin 2025, ndërsa tani e ka rinovuar ata edhe për dy vite të tjera që do ta mbajë atë te ‘Mbretërit’ deri në vitin 2027.

Mesfushori bëri paraqitje fantastike sezonin e kaluar, duke bindur drejtuesit e klubit që ti ofrojnë marrëveshje të re me rritje page.

23-vjeçari, tani do të ketë klauzolë largimi prej 1 miliardë euro, ashtu si Karim Benzema. /Lajmi.net/