Valverde mbetet pjesë e Real Madridit deri në vitin 2027
Fede Valverde do të mbetet në Madrid.
Sport
Sipas gazetarit Mario Cartagena, Valverde do të nënshkruajë kontratën e tij të re së me Real Madridin së shpejti, transmeton lajmi.net.
Futbollisti ka kontratë aktuale deri në vitin 2025, por klubi ka dëshiruar ta vazhdojë atë dhe ta blindojë yllin e tyre me marrëveshje të re.
Mesfushori do të nënshkruajë edhe për dy vite, që i bie do të mbetet në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2027,
Paraqitjet e mira të 23-vjeçarit kanë shtyer drejtuesit e “Los Blancos” që të vazhdojnë bashkëpunimin.
Uruguajani me kontratën e re do të përfitojë rritje page, dhe do të ketë klauzolë largimi prej 1 miliardë euro. /Lajmi.net/
⚡️
Noticia @GoalEspana: el Real Madrid renovará a Fede Valverde hasta 2027 https://t.co/6DmQVFktMh
El acuerdo se remató ayer.
Se le amplían dos años, se le sube el sueldo y se le dobla la cláusula, ahora de 1.000 millones.
Puede anunciarse hoy.@Goal_en_espanol @GoalNews
— Mario Cortegana (@MarioCortegana) August 24, 2021