ZYRTARE: Real Madrid zbulon datën kur do rikthehen në “Santiago Bernabeu”

Për më shumë se një vit, stadiumi i Real Madridit, "Santiago Bernabeu" ka qenë në rinovim e sipër.

Sport

23/08/2021 18:53

Gjiganti spanjoll ka shpenzuar plotë 1 miliardë euro për ta rregulluar stadiumin e tyre, transmeton lajmi.net.

Edicionin e kaluar, ndeshjet e Realit u zhvilluan në “Alfredo di Stefano”, stadium në të cilin klubi zhvilloi edhe takimin e parë këtë sezon.

Më saktësisht plotë 559 ditë kanë kaluar që nga ndeshja e fundit kur “Galaktikët” luajtën në Bernabeu, por tani pritjes i ka ardhur fundi.

Real Madrid ka konfirmuar se në ndeshjen kundër Celta Vigos me 12 shtator do zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me praninë e tifozëve./Lajmi.net/