Romano: CR7 kërkoi të jetë në stol, në pritje të ofertave në ditët e ardhshme

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo mesa duket ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Sport

22/08/2021 17:37

Portugezi ka kërkuar të jetë në stol në takimin mes Udineses dhe Juventusit, transmeton lajmi.net.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, kjo ka ndodhur ngase Ronaldo dëshiron të qartësojë të ardhmen në ditët e ardhshme.

“Cristiano Ronaldo do jetë në stol për Udinese – Juventus.

Nuk do jetë titullar, ishte kërkesë e veçantë nga Cristiano sepse shpreson të gjejë zgjedhje në merkato në ditët e ardhshme.

Por, Juventus nuk ka pranuar ndonjë ofertë zyrtare për Cristianon”, tha ai.

Ndërkohë, Real Madrid dhe PSG zyrtarisht kanë pranuar se nuk e duan CR7 këtë verë./Lajmi.net/