Edhe mushkonjat kanë jo 1 por 5 arsye përse ju pickojnë ju dhe jo të tjerët

Këto insekte bezdisëse tërhiqen më shumë ndaj 5 tipe personash, ndaj nuk është çudi që ju mund ta gjeni veten në listën e mëposhtme

Lifestyle

22/08/2021 17:05

1. Ju jeni shtatzënë

Nëse jeni shtatzënë, mushkonjat kanë më shumë gjasa t’ju pickojnë, pasi trupi juaj liron disa aroma unike ndaj të cilave mushkonjat tërhiqen shumë si: dioksid karboni, acid laktik dhe acid uric.

2. Jeni të djersitur

Prodhimi i acidit laktik gjatë kohës që trupi i njeriu djersitet tërheq mushkonjat.

3. Grupi i gjakut

Siç kanë njerëzit ushqime të preferuara dhe mushkonjat duken se tërhiqen më tepër na grupi i gjakut 0. Ndërkohë ai A është grupi i gjakut më pak i dëshiruar nga mushkonjat !

4. Parfumi apo kolonjat e ndryshme

Mushkonjat tërhiqen nga erëra të forta dhe ëmbëlsia e parfumit apo kolonjës.

5. Ju jeni mbipeshë

Dioksidi i karbonit është si karamele për mushkonjat. Nëse jeni mbipeshë, ju prodhoni më shumë dioksid karboni e si pasojë tërhiqni më shumë mushkonjat. /Lajmi.net/