Trent Arnold barazon rekordin e Ronaldos për asistime

Liverpool e vazhdoi me fitore xhiron e dytë kampionale të edicionit të ri të Premierligës, me një fitore solide prej 2-0 ndaj Burnleyt.

Sport

22/08/2021 14:03

Golin e parë për “Të Kuqtë” e shënoi Diogo Jota pas një krosimi fantastik nga mbrojtësi i majtë Tsimikas.

Në pjesën e dytë, Liverpool shënuan edhe njëherë tjetër, këtë herë nëpërmjet Sadio Manes, me një asistim magjik nga Arnold.

Trent Arnold tani me asistin e djeshëm ka arritur në numrin e 34 asistime në Premierligë me Liverpool, duke e barazuar numrin e asistimeve që e kishte Cristiano Ronaldo me fanelën e Manchester United.

Mbrojtësi i djathtë ka realizuar 34 asistime në 131 paraqitje në kompeticion, gjersa portugezi kishte 34 asistime ne 196 ndeshje të zhvilluara.

Anglezi 22-vjeçar synon që në një të ardhme të afërt të marrë epitetin e mbrojtësit me më së shumti asistime të regjistruara në histori të Premierligës, rekord që e mban ish mbrojtësi i Everton, Leighton Baines me 53 asistime. /Lajmi.net