Sot zhvillohet derbi i zjarrtë londinez, të rejat e skuadrave dhe statistikat para ndeshjes

Sot do të zhvillohet derbi i madh londinez mes Arsenalit dhe Chelseas, i cili do të luhet nga ora 17:30 në stadiumin Emirates.

Sport

22/08/2021 09:29

Të rejat e lëndimeve:

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang mund të rikthehet për këtë sfidë pasi është shëruar nga koronavirusi, megjithatë Alexandre Lacazette do të mungoj këtë ndeshje pasi që nuk ka stërvitur me skuadrën.

Willian gjithashtu ka kthyer një test pozitiv dhe mund të humbasë ndeshjen, gjersa nënshkrimi i ri Martin Odegaard ende nuk ka marrë leje vizash kështu që nuk mund të luajë, së bashku me Ramsdale.

Romelu Lukaku në anën tjetër do të bëjë debutimin e tij të dytë për Chelsea, kurse Christian Pulisic do të jetë jashtë kësaj sfide për shkak të infektimit me Covid-19.

N’Golo Kante dhe Hakim Ziyech mund të përfshihen në skuadër pasi ata janë rikthyer nga lëndimet dhe kanë stërvitur me klubin para duelit të sotëm.

 

Statistika kokë më kokë:

  • Arsenali mund të fitojë katër ndeshje të njëpasnjëshme kundër Chelsea në të gjitha garat për herë të parë që nga viti 2004.
  • Chelsea ka fituar vetëm tre nga 14 ndeshjet e fundit kundër Arsenalit në të gjitha garat (barazime 5, humbje 6), duke humbur tre të fundit.

Arsenali:

  • Arsenali mund të humbasë dy ndeshjet të një sezoni të ri të Premier Ligës për herë të tretë në histori të klubit.
  • Nëntë humbje në Emiratet në të gjitha garat sezonin e kaluar ishte numri më i madh i humbjeve në shtëpi që nga sezoni 1929-30 (gjithashtu nëntë).
  • Topçinjtë kanë humbur ndeshjen e parë të ligës në shtëpi në pesë nga 10 sezonet e fundit.
  • Humbja e Arsenalit ndaj Brentford do të thotë se ata tashmë kanë barazuar numrin e tyre të përgjithshëm të humbjeve në derbit londinez që kishin gjatë edicionit të kaluar të 2021-22.
  • Nicolas Pepe ka shënuar katër nga pesë golat e fundit të Arsenalit në Premier League, përfshirë nga një në tre të fundit.

Chelsea: 

  • Chelsea ka humbur ndeshjen e parë si mysafir të një edicioni të ri të Premier Ligës vetëm në tre nga 20 sezonet e fundit.
  • Blutë mund ta fillojnë kampanjën e re sezonale me dy porta të paprekura për herë të parë në 11 vite.
  • Chelsea ka mbajtur 12 porta të paprekura në Premierligë nën trajnerin Thomas Tuchel – tre më shumë se ndonjë klub tjetër që kur u bashkua me Blutë.
  • Ata mund të barazojnë rekordin e ligës duke fituar pesë derbi rresht të Londrës në udhëtim.

Ndeshja do të luhet në Emirates nën kapacitetin e plotë të stadiumit, dhe fillon nga ora 17:30. /Lajmi.net