Liverpooli e mbyll pjesën e parë në epërsi kundër Burnleyt

Kanë përfunduar 45 minutat e ndeshjes.

Sport

21/08/2021 14:19

Liverpool po avancon 1-0 ndaj Burnleyt pas pjesës së parë, shkruan lajmi.net.

Vendasit e nisën ndeshjen shumë më mirë duke sulmuar që nga fillimi i saj.

Golin e gjetën në minutën e 18’ kur realizoi me kokë Diogo Jota pas një krosimi të Konstantinos Tsimikas.

Pak minuta më vonë në min e 27’ realizoi edhe Mohamed Salah, por pas shikimit në VAR goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Në vazhdim të dyja skuadrat patën disa raste shënimi, por gola më nuk pati dhe 45 minutat e parë u mbyllën 1-0. /Lajmi.net/