Pochettino: E shoh Mbappen që të qëndroj tek ne këtë sezon

Kylian Mbappe vazhdon të jetë njëri nga lojtarët më të përfolur të kësaj vere, e ardhmja e të cilit është ende e paqartë tek PSG.

Sport

19/08/2021 15:24

Francezi po i bën presion të vazhdueshëm klubit të tij aktual që të i’a lejoj transferimin tek skuadra madrilene, Real Madrid.

Megjithatë ekipi francez deri tani ka rezistuar që të bëj këtë, duke theksuar se intenca e tyre është që të mbajnë në klub atë, edhe nëse rrezikojnë ta humbasin me parametra zero në vitin e ardhshëm.

Trajneri i parisienëve, Mauricio Pochettino shprehet optimist se 22-vjeçari do të qëndroj në klub këtë sezon duke theksuar se ai është duke punuar mjaft mirë në stërvitje.

“Mbappé po punon shumë mirë. E shoh atë të qëndrojë me ne këtë sezon.

Ai u pyet rreth spekulimeve të vazhdueshme për Real Madridin si destancion i mundshëm i francezit, megjithatë ai thotë se është i qetë rreth kësaj dhe ai ka edhe një vit kontratë me klubin.

“Ka shumë thashetheme, por ai është i qetë. Ne duam që ai të qëndrojë këtu. Ai ka edhe një vit në kontratën e tij me ne. Edhe nëse ai nuk rinovon, ai është ende një lojtar i PSG-së”, ka përfunduar Pochettino. /Lajmi.net