Man City i bashkohet garës për transferimin e Vlahovic

Shumë skuadra evropiane kanë shprehur interesim për Dusan Vlahovic.

Sport

18/08/2021 16:51

Paraqitjet e mira të Vlahovic sezonin e fundit kanë bërë që ai të tërheq interesimin e shumë klubeve, transmeton lajmi.net.

Sipas meduiave italiane, pas Atletico Madridit dhe Tottenhamit në garë për futbollistin është futur edhe Man City.

‘Citizens; po hasin në vështirësi që ta transferojnë Harry Kane përkundër ofertave të larta që kanë dërguar për të, dhe tani kanë kthyer vëmendjen ka sulmuesi i Fiorentinës.

Raportohet se Atletico Madrid është e gatshme të ofrojë 70 milionë euro për serbin.

Megjithatë ekipi anglez pritet që të ofrojë edhe më shumë për transferimin e 21-vjeçarit, që sezonin e kaluar shënoi 21 gola në Serie A. /Lajmi.net/