Lukaku konfirmon se do mbajë numrin 9 në fanellë te Chelsea
Sulmuesi Romelu Lukaku javën e kaluar kompletoi kalimin te gjiganti anglez, Chelsea.
Sport
Belgu nënshkroi kontratë katërvjeçare, derisa Chelsea pagoi plotë 115 milionë euro drejt Interit, shkruan lajmi.net.
Lukaku sot (e mërkurë) ka kryer stërvitjen e parë me “Blutë”, derisa edhe ka konfirmuar se do mbajë numrin 9 në fanellë.
I pyetur për numrin që do mbajë, Lukaku tha se do këtë numrin 9 dhe që është i lumtur për këtë mundësi.
“Po, e mora numrin nëntë. Jam shumë i lumtur dhe më fat që jam në këtë situatë”, tha ai.
Lukaku pritet të debutojë me Chelsean kundër Arsenalit në vikend./Lajmi.net/