Detajet e plota të transferimit të Abraham te Roma

Sulmuesi Tammy Abraham është afër të bëhet zyrtarisht lojtar i Romës.

Sport

16/08/2021 18:46

Anglezi arriti dje në Itali për të bërë testet mjekësore, derisa ka mbetur të nënshkruajë kontratën me skuadrën e Jose Mourinhos, transmeton lajmi.net.

Ky ‘operacion’ do kushtojë rreth 40 milionë euro plus bonuset.

Pesë milionë euro do paguhen këtë verë, 20 të tjera në vitin 2024, derisa 15 milionë eurot e fundit në edicionin 2024/25.

Lojtari do këtë pagë prej 4.5 milionë euro për sezon, derisa Chelsea do këtë të drejtën deri në vitin 2023 për klauzolë riblerje me vlerë 80 milionë euro./Lajmi.net/