Lukaku: Biseda me Tuchel ishte e qartë, dëshironte të jem lider i skuadrës

Sulmuesi Romelu Lukaku është deklaruar pas kompletimit të transferimit te Chelsea.

Sport

16/08/2021 17:33

Belgu pas dy viteve të shkëlqyera me Inter në Seria A vendosi të rikthehet te Chelsea për plotë 115 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Për faqen zyrtare të Chelseas, Lukaku ka dhënë disa detaje për bisedën me trajnerin Thomas Tuchel.

“Biseda ishte e qartë, dëshironte që të jem lider në skuadër. Duhet të përdor aftësitë e mia që të ndihmojë skuadrën sa më shumë të jetë e mundur”.

“Roli im varet nga plani i lojës dhe çfarë trajneri dëshiron që të bëj. Nëse dëshiron të fokusohet te unë, ose që unë të sulmojë në vendet mbrapa, mund ta bëj”.

“Dy vite në Itali na kanë ndihmuar në të gjitha aspektet dhe tani jam gati. E pëlqej sistemin e lojës”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Lukaku pritet të debutojë me Chelsea në ndeshjen e radhës ndaj rivalit lokal, Arsenal./Lajmi.net/