Guardiola: Grealish i rrezikshëm afër zonës, debutim i mrekullueshëm
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur pas humbjes nga Tottenham.
Sport
Tottenham ia doli ta mposht Cityn me rezultat minimal 1 – 0, transmeton lajmi.net.
Në këtë ndeshje debutoi edhe transferimi më i ri i Cityt, Jack Grealish që kushtoi hiq më pak se 100 milionë euro.
Tekniku spanjoll është ndarë i kënaqur me anglezin, derisa e uroi për këtë debutim, pavarësisht humbjes.
“Është shumë i rrezikshëm afër zonës. Ka personalitet, ishte debutim i mrekullueshëm”.
“Do jetë i rëndësishëm për ne dhe e uroj për personalitetin që të provojë deri në fund”, tha ai.
Ndërkohë, ndeshja e radhës për Cityn do jetë kundër Norwich Cityt./Lajmi.net/