Përfundon pa gola pjesa e parë mes Tottenhamit dhe Man Cityt
Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të xhiros së parë në Premierligë, ndërmjet Tottenhamit dhe Manchester Cityt.
Sport
Dy skuadrat pavarësisht që rrezikuan disa herë, assesi nuk ia dolën t’i konkretizojnë rastet, shkruan lajmi.net.
Dy klubet angleze provuan me të gjitha forcat të gjejnë golin, por të pafat.
City rrezikoi disa herë përmes Grealish dhe Mahrez, mirëpo u mungonte finalizimi.
Ndërkohë, rastin më të mirë për Tottenham e kishte Son, gjuajtja e të cilit përfundoi jashtë kuadratit të portës.
Mbetet të shihet nëse do mbetet ky rezultat edhe në pjesën e dytë./Lajmi.net/