Fiorentina refuzon ofertën e Atletiko Madrid për Vlahovic
Atletiko Madrid është duke menduar të sjellë edhe një sulmues tjetër në Wanda Metropolitano.
Sport
Së fundi është raportuar se Atletiko Madrid janë shumë të interesuar për shërbimet e sulmuesit serb, Dusan Vlahovic.
Sidoqoftë tani raportet nga Italia theksojnë se klubi italian e ka refuzuar një ofertë nga klubi spanjoll.
Fiorentina ka refuzuar ofertën e Atletiko Madrid prej 60 milionë eurosh për Dusan Vlahovic, sipas ‘Sky Sport Italia’.
Skuadra e Serie A e vlerëson sulmuesin serb më shumë se kaq dhe i ka thënë Atletit që të rrisë ofertën e tyre, nëse duan shërbime e tij.
Kujtojmë që edhe Spurs janë në garë për Vlahovic, si një zëvendësues i mundshëm i Harry Kane nëse largohet nga klubi i ‘Spurs’. /Lajmi.net