ZYRTARE: Diego Costa bëhet me skuadër të re

Ish sulmuesi i Atletiko Madrid dhe Chelseas, ka ndërruar sërish ambient.

Sport

15/08/2021 09:09

Diego Costa i është bashkuar ekipit brazilian, Atletiko Mineiro si transferim të lirë, ka konfirmuar faqja braziliane.

32-vjeçarit i kishte mbaruar kontrata dy-vjeçare që kishte me Atletiko Madridin, dhe ai do të rikthehet në aksion pas gati tetë muajve, pasi paraprakisht ishte pa klub që nga dhjetori.

Spanjolli ishte katër vite pjesë e Atletiko Madrid nga vitet 2010-2014, për të i’u bashkuar më pas ekipit anglez Chelseas për tre vite, dhe për t’u rikthyer sërish tek ekipi spanjoll edhe për dy vite të tjera.

Spanjollin tani e pret një aventurë e re në Brazil.  /Lajmi.net