Zbulohet prapaskena, Chelsea refuzoi të transferonte Lewandowskin, zgjodhi Lukakun në vend të tij
Gjiganti anglez ka refuzuar mundësinë e transferimit të Robert Lewandowskit.
Sport
Chelsea gjatë tëre afatit kalimtar ishte në kërkim të një qendër-sulmuesi të klasit botëror, transmeton lajmi.net.
Fillimisht “The Blues” patën shprehur interesim për Rober Lewandowskin e Bayernit.
Megjithatë klubi anglez vendosi të zgjedh Romelu Lukakun të cilin e transferoi për 115 milionë euro nga Interi.
Gazeta ‘BILD’, ka zbuluar se kampionët e Evropës kishin pasur mundësi të transferonin Lewandowskin për 80 milionë euro.
Por, ‘Blutë’ refuzuan kërkesën e gjigantit gjerman shkaku i moshës së polakut që ka 32-vjet dhe vendosi për Lukakun që është më i ri dhe përshtatet më shumë në taktikat e Thomas Tuchel.
Me transferimin e belgut tani Chelsea llogaritet si një ndër favoritët për të fituar titullin kampion në Angli. /Lajmi.net/