Çudit Tuchel: Donim të transferonim Lukaku, Haaland dhe Lewan së bashku

Thomas Tuchel ka dalur në konferencë për shtyp përgjatë ditës së sotme, për të njoftuar për më të rejat e klubit në prag të fillimit të kampionatit anglez.

Sport

13/08/2021 16:21

Gjermani ka njoftuar disa të reja rreth lëndimeve, dhe ndër të tjerat ka gjetur kohë edhe të bëj pak shaka kur u pyet për interesimin që e kishin rreth Haaland:

“Ne provuam të dy [Haaland dhe Lukaku] dhe donim ta kishim edhe Lewandowskin si nr.10 prapa. Fatkeqësisht, bordi nuk dëgjoi”, u përgjigj Tuchel duke qeshur.

Tuchel u pyet nga gazetarët edhe për gjasat e Chelseas për titullin kampion sezonin e ardhshëm, teksa ishte i surprizuar që disa e kanë bërë skuadrën e tij favorite për titullin kampion:

“Kur ju përfundoni në vend të katërt, nuk mund të jeni favorit për sezonin e ardhshëm.”

Menaxheri Tuchel vuri theksin tek tre skuadrat që përfunduan sipër tyre në tabelë sezonin e ardhshëm, si cak për t’i “sulmuar”:

“Shpresoj se do të luajmë me mentalitetin që të gjuajmë nga nesër skuadrat si Man City, Man United dhe Liverpool.”

“Ky është mentaliteti që i afrohemi këtë sezon. Ne e shohim veten si gjuetarë dhe sfidues të tre skuadrave që përfunduan para nesh.”

Tuchel gjithashtu ka konfirmuar se Romelu Lukaku është duke u karantinuar, gjersa ka folur edhe për lëndimin e Ziyech, lëndim që do ta lë atë jashtë sfidës së nesërme ndaj Crystal, megjithatë ai do të kthehet shpejtë pasi nuk do të ketë nevojë për ndonjë operim.

“Hakim (Ziyech) do të humbasë ndeshjen nesër. Vendimi është marrë. Do të trajtohet në mënyrë të ngadaltë. Ne nuk kemi nevojë për ndërhyrje kirurgjikale që është një lajm shumë i mirë. Shpresojmë që të vazhdojë kështu dhe ai të kthehet në fushë në dy javët e ardhshme. Kjo është ajo që ne shpresojmë”, ka theksuar ndër të tjera mjeshtri gjerman. /Lajmi.net