Arsenal me mungesa të mëdha sonte, mungon dyshja sulmuese

Arsenal do të hapin sonte xhiron e parë të sezonit 2021-22 në Premier ligë ku do të përballen ndaj skuadrës së promovuar në ligë këtë sezon, Brentford.

Sport

13/08/2021 14:33

“Gunners” sidoqoftë do të nisin ditën e ndeshjes me lajme jo të mira, pasi disa futbollistë pritet të mungojnë në sfidën e sotme.

Përveç Thomas Partey, Gabriel Magalhaes e Eddie Nketiah që faqja zyrtare e klubit ka njoftuar disa ditë më herët se do të mungojnë për fillimin e kampionatit, duket se lista e të lënduarve do të jetë më e gjatë.

Siç raporton David Ornstein (burim i afërt me klubin) nga ‘TheAthletic’, dyshja sulmuese e londinezëve Pierrre-Emerick Aubameyang e Alexandre Lacazette do të mungojnë në ndeshjen e sotme, për shkak që të dy janë  të sëmurë.

Ky nuk është aspak lajm i mirë për londinezët në prag të ndeshjes hapëse, pasi Arsenalit tani i duhet të eksperimentojë me ndonjë futbollist të ri apo të luajë me një sulmues 9 falso.

Talenti 20-vjeçar, Folarin Balogun mund të startoj në qendër të sulmit, i përkrahur nga krahët Saka e Pepe.

Një opsion mund të jetë edhe Gabriel Martinelli, megjithatë ai ka shumë pak stërvitje të bëra me skuadrën pasi sapo është rikthyer në Londër, pas suksesit që e kishte me Brazilin në Olimpiadë. /Lajmi.net