Lukaku i vetëm ka dyfish më shumë gola se dy sulmuesit e Chelseas

Romelu Lukaku u zyrtarizua gjatë ditës së djeshme tek ekipi londinez, për një shumë rreth 97.5 milionë funte, apo 115 milionë euro.

Sport

13/08/2021 11:08

Belgu ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me klubin londinez, ku do të përfitojë rreth 12 milionë euro për sezon, raporton Fabrizio Romano.

Sulmuesi 28-vjeçar u rikthye në Stamford Bridge pas 7 viteve, që kur ishte larguar nga klubi londinez në 2014 në drejtim të Everton.

Chelsea sezonin e kaluar kishin probleme të mëdha me sulmin, duke pasur sulmues që shënojnë shumë pak gola.

Mesfushori Jorginho ishte top golashënuesi i Chelseas sezonin e kaluar në Premier ligë, duke realizuar shtatë gola, të gjitha nga pika e penalltisë.

Ardhja e Lukakut duket se është realizuar në momentin më të mirë të mundshëm, për të rritur efikasitetin e shënimit të golave tek ekipi blu.

Një statistikë nga ‘SkySport’ tregon se Lukaku i vetëm ka realizuar më shumë gola se dy qendërsulmuesit aktual të Chelseas përgjatë sezonin të kaluar 2020-21.

Blegu sezonin që lam pas shënoi 24 gola në Serie A, kurse Werner e Abrahram të dy shënuan vetëm nga 6 gola në Premierligë, që i bie në fakt se Lukaku ka shënuar dyfshin e më shumë golave se sa dy sulmuesit e ekipit londinez.