ZYRTARE: Gimenez rinovon me Atleticon deri më 2025
Mbrojtësi Jose Maria Gominez ka rinovuar kontratën me Atletico Madridin edhe për katër vite.
Sport
Uruguaiani që ishte pranë largimit edicionin e kaluar, ishte pjesë shumë e rëndësishme te skuadra e Simeone duke i ndihmuar të fitojnë La Liga-në, transmeton lajmi.net.
Tani, Gimenez ka rinovuar edhe për katër vite me “Los Rijoblancos”.
Uruguaiani që arriti te Atletico Madrid në prill të 2013, do vazhdojë të mbrojë ngjyrat kuq dhe bardhë deri më 30 qershor 2025″, shkruhet në komunikatë.
?? @JoseMaGimenez13 renueva hasta 2025 ?
?⚪ #AúpaAtleti | #Giménez2025 pic.twitter.com/jY5u0FPQKt
— Atlético de Madrid (@Atleti) August 12, 2021
Ndërkohë, verën e kaluar, City ofroi mbi 100 milionë euro për Gimenez, që u refuzua nga klubi madrilen./Lajmi.net/